Ishte duke punuar në minierë, bie në pus 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në Pogradec ditën e sotme, gjatë kohës që po punonte në minierën e kromit në Pojskë.I plagosuri me iniciale F.D., banues në fshatin Rëmenj të Pogradecit dyshohet se ka rënë në aksidentalisht në pusin e minierës, njofton Policia.
Si pasojë e rrëzimit ka marrë disa dëmtime trupore. Ai u dërgua në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Efektivët e policisë po kryejnë të gjitha verifikimet në lidhje më ngjarjen, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme