Një person i armatosur, i maskuar si një polic vrau të paktën 16 njerëz, përfshirë një oficer policie, në atë që besohet të jetë nje nga masakrat me te renda ne Kanada.
Policia tha se i dyshuari qëlloi njerëz në vende të ndryshme në Nova Scotia, shumë prej tyre rastësisht, nderkohe qe me pas u ekzekutua gjate perplasjes me policine. Gjithe tmerri zgjati se paku 12 ore.
Ai u raportua se po drejtonte nje makine qe dukej qarte si nje makine policie. Autori i masakrës, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, ishte i veshur si oficer policie.
Një prej të vrarëve ishte Heidi Stevenson, i cili kishte shërbyer në forcë për 23 vjet, si efektiv policie.
“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm”, tha Komisioneri Bergerman.
Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme” dhe drejtuesi i Nova Skocisë Stephen McNeil u tha gazetarëve “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.