“Ishte ëndërr e imja”, Besforti ndjek rrugën e vëllait, Arbër Zenelit, i bashkohet Kosovës

Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka publikuar sot listën prej 25 futbollistëve.

Trajneri i mirënjohur kosovar do të grumbullojë së shpejti ekipin e “shpresave” të Kosovës para një kampi që do ta organizojë në Turqi e ku pritet të zhvillojë edhe ndeshjen e parë si përzgjedhës i Kosovës U21, me kundërshtarin që ende nuk është bërë e ditur.

Pjesë e këtij grumbullimi është edhe Besfort Zeneli, vëllai i Arbër Zenelit.

Kjo është hera e parë që Zeneli do të paraqitet me fanellën e Kosovës, ndërsa për Gazetën Express tregon edhe arsyet që mori këtë vendim.

“Ëndrra ime për të përfaqësuar vendlindjen e prindërve të mi është bërë realitet”, filloi Besforti.

Ai tha se në këtë vendim nuk kanë ndikuar as prindërit e as vëllezërit.

“Respekt maksimal për prindërit e mi si dhe për vllaun e madh, por këtu nuk kanë pasë ndikim as prindërit e as vëllezërit, e kam marrë vendimin vet dhe vet kam vendos për të ardhmen time”, tregoi ai për Express.

Ai tha se deri në këtë moment nuk kishte pasur ftesë nga Suedia, ndërsa zbuloi edhe ëndrrën që ka me Kosovën.

“Sa i përket klubeve synimi im është që të luaj në një ndër ligat më të mira evropiane, ndërsa sa i përket kombëtares së Kosovës të avancojmë në Evropian si dhe në Botëror”, përfundoi ai.

Besfort Zeneli është 19-vjeçar dhe luan për ekipin Elfsborg në Suedi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme