Ishte në një restorant në Gjirin e Lalzit, arrestohet Xhevdet Plaku! “Akili” u arratis rreth 4 muaj më parë nga burgu në Itali

Policia ka arrestuar në një restorant në Gjirin e Lalzit, Xhevdet Plakun, i cili u arratis nga burgu i Ankonas në Janar të këtij viti.


Xhevdet Plaku, me 25 identitete, u prangos pasi policia mori informacione për disa persona që ndodheshin në ambientin e restorantit, me dyshime se ishin të armatosur.

Gjatë kontrollit iu gjet armë me fishek në fole gati për qitje.

“Xhevdet Plaku, banues në Durrës,. i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga zyra Interpol Romë pasi Gjykata e Breshias ka lëshuar ndaj tij urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale trafikimi i narkotikëve.

Ky shtetas është arratisur nga burgi i Ankonas në Janar të këtij viti dhe autoritetet gjyqësore italiane janë ndryshuar urdhër arrest. Gjatë kontrollit iu gjet armë e fishek në fole gati për qitje”, njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme