Ajo që e kishte bërë të njohur Avniun, ishte akti i tij i guximshëm, kur, më 28 shkurt kishte ndihmuar 15 fëmijë të tmerruar të dilnin nga autobusi i rrëzuar në një përrockë
Në mëngjesin e të martës, Meent Brunken po e priste të vinte në punë Avni Mehana. Por, punëtori i tij nuk u paraqit. Brunken i telefooi Mehanës por sërish asgjë. Pas pak atë e thërret vet Avniu dhe i tregon se së bashku me familjen ndodhet në autobus dhe po i dërgojnë drejt aeroportit gtë Hanoverit, prej nga do të fluturojnë për në Kosovë, shkruan nwzonline.de.
Ky është fundi i rrëfimit gjerman për Avni Mehanën, 47 vjeçarin nga Kosova, i cili prej dy vitesh jetonte në Gjermani, ku kishte ardhur si refugjat, transmeton albinfo.ch. Ajo që e kishte bërë të njohur Avniun, ishte akti i tij i guximshëm, kur, më 28 shkurt kishte ndihmuar 15 fëmijë të tmeruar të dilnin nga autobusi i rrëzuar në një përrockë. Kjo e kishte shndërruar njeriun e qetë nga Kosova hero të ditës në Gjermani. Nisur nga kjo rrethanë dhe nga fakti se ai punonte, prta nuk ishte i varur nga shteti, pritej me të drejtë që Avniu mbase të kursehej nga dëbimi në Kosovë.