Ishte shpallur në kërkim pas plagosjes së një të riu për një vend parkimi, bie në pranga 32-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Franci Canaj, 32 vjeç, i shpallur në kërkim që prej 9 prillit të këtij viti.


Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Canaj ka ndodhur pas një konflikti për vend parkimi, ku ai dyshohet se ka plagosur në këmbë 29-vjeçarin Gerald Hoxha.

Pas disa muajsh në arrati, arrestimi i tij u realizua sot, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Franci Canaj, 32 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ai akuzohet se më datë 09.04.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin G. H., 29 vjeç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme