Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet në Durrës i mituri nga Korça

Pas më shumë se dy muajsh kërkime, Anxhelo Abidini, i mituri që ishte larguar nga banesa në rrethana misterioze që nga data 2 prill, është gjetur pasditen e sotme në Durrës, në gjendje të mirë shëndetësore.


Policia e Durrësit ka konfirmuar se adoleshenti është lokalizuar dhe aktualisht ndodhet në komisariatin e Korçës, ku është bashkuar me familjarët e tij.

Familja e Anxhelos kishte kërkuar ndihmë publike përmes emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24, me autore dhe moderatore Evis Ahmetin. Nëna e tij rrëfeu gjatë transmetimit se djali i tyre ishte përfshirë më herët në një incident penal, gjë që mund të kishte ndikuar në vendimin për t’u larguar.

I përfshirë në një vjedhje, i dënuar me shërbim prove

Sipas dëshmisë së nënës, Anxhelo kishte qenë i përfshirë në një rast vjedhjeje në Korçë, së bashku me një 30-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në burg. Për këtë ngjarje, Gjykata kishte caktuar ndaj të miturit masën “shërbim prove”.

Familjarët shprehën shqetësimin se ai mund të ishte larguar për t’i shmangur përballjes me drejtësinë, për shkak të frikës nga masat që mund të merreshin ndaj tij.

Po ashtu, nëna kujtoi se në dhjetor të vitit të kaluar, Anxhelo ishte larguar për pesë ditë nga banesa dhe më pas ishte kthyer, duke rrëfyer se kishte qëndruar netëve në stolat e qytetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme