E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Tridhjetë civilë janë rrëmbyer dhe më pas janë vrarë nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), më provincën Ghor në Afganistan, njoftojnë zyrtarët.
Civilët dhe dy tufë dele u rrëmbyen teksa po mblidhnin dru zjarri në mal, transmeton Express.
Një komandat i ISIS-it u vra gjatë një operacioni policor për t’i liruar ata, ndërsa militantët vranë civilët si hakmarrje, guvernatori i Ghor ka thënë për BBC.
ISIS është duke fituar përkrahje dhe po i sfidon talebanët në Afganistan.
Në mesin e civilëve të vrarë kishte edhe fëmijë./Express/