ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Berlin, 9 të vdekur dhe 60 të plagosur

Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Sipas raportimeve të medieve në Irak, sulmi ka qenë i organizuar nga ISIS si një përsëritje të skenarit të Ditës Bastille që ndodhi në korrik të këtij viti.

Përderisa sulmi në Nice la më shumë se 100 të vdekur, në Berlin tash për tash numri ka shkuar në 9.

Një kamion që ka hyrë përmes turmës së njerëzve në Berlin, në një treg të Krishtlindjeve ka lënë të vdekur 9 persona sipas të dhënave zyrtare të deri më tashme nga autoritetet e Policisë në Gjermani.

Ndërsa mbi 60 kanë mbetur të lënduar nga ky aksident që ende zyrtarisht nuk është cilësuar si sulm terrorist.

Ngjarja ka ndodhur në “Breitscheidplatz” në pjesën perëndimore të Berlinit,

Rushton, një person që ka qenë brenda tregut, i ka thënë CNN-it se kamioni nuk ngadalësoj aspak teksa hynte përmes turmës.

“Ne pamë më shumë se 10 persona të plagosur dhe të shtrirë në tokë teksa thërrisnin për ndihmë”, ka thënë Rushton.

“Nuk ka asnjë mundësi që kjo të ketë qenë një aksident”, shtoi ai.

Por Policia megjithatë nuk mund të konfirmojë nëse incidenti ishte i lidhur me ndonjë grup terrorist./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme