Islam Pacolli pushton Kuvendin me qetësi: Të mos përlahemi në këtë xhuma

Pas përplasjeve të ashpra në Kuvend mes trinomit Vetëvendosje, PDK, PSD, kohë pas kohe me bashkëngjitje të Nismës, fjalën e mori deputeti i AKR’së, Islam Pacolli, i cili kërkoi që të mos ketë përplasje në këtë ditë të ‘xhuma’.
Pacolli fillimisht u ankua për mospërfillje të deputetëve të cilët janë të pavarur ose nuk kanë grup parlamentar.

Tutje, deputeti i AKR’së tha se i vjen keq që u vazhdua me përplasje edhe në ditën e premte.

“Nuk jom i lumtur qe sot një dite xhuma me u perla, në vend që ta flasim për zhvillim ekonomik”, tha Pacolli, raporton Express.

Kjo deklaratë erdhi pasi Dardan Molliqaj i PSD’së, Glauk Konjufca i VV’së patën përplasje mes vetë për kërkesën e shkarkimit të Aida Dërgutit nga posti i nënkryetarës së Kuvendit. Më pas këtij debati iu bashkëngjit Memli Krasniqi i PDK’së dhe Bilall Sherifit të Nismës. /Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme