Gazetari i sapo diplomuar Abedin Ismaili ndanë mendimin se pjesa dërmuese e personave të cilët kanë dështuar në profesionet e tyre kanë përfunduar në politikë, shkruan Alsat.
Sipas tij, një gjë e këtillë ndodhë sepse njerëzit politikën e shohin si mburojë dhe shpëtim nga dështimet.
“Kjo çështje është diskutabile për faktin se ne jemi dëshmitarë se në politikë kemi të kyçur edhe ata të cilët kanë dështuar në profesionet e tyre. Nuk dëshiroj të krijoj një perceptim të këtillë për politikën, mirëpo realiteti është i tillë që politika në shumicën e rasteve shihet si një mburojë, që ti fillon me profesionin tënd por në qoftes e dështon atëherë i futesh politikës dhe aty mund të korrësh më shumë sukses”, deklaroi Abdedin Ismaili, gazetar./ Alsat.mk