Ministria e Shëndetësisë do t’i përfitojë 1.1 milion euro nga marrëveshja që pritet të nënshkruhet me shtetin japonez, mjete këto që do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai ka thënë se edhe Qeveria e ka miratuar këtë rekomandim i cili do t’i hapë rrugë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
“Qeveria miratoi rekomandimin tonë i cili i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë Japoneze, ku Ministria e Shëndetësisë do të përfitoj 1.1 milion euro e të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore. Një nga prioritetet e mia gjatë këtij viti do të jetë sigurimi dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore për spitalet tona, për të cilën po marrim çdo ditë përkrahjen e miqve dhe donatorëve”, ka shkruar Ismaili.