Ismet Beqiri ia jep librezën, John Harrison anëtarësohet në LDK

E mërkurë, 19 Tetor 2016  –  Sakte.net

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka edhe një anëtar të ri. Pasi i emëruan një rrugë në Prizren, John Harrison është pajisur me librezën e antërësisë së LDK-së.

Ismet Beqiri ishte ai që i dha librezën e anëtarësimit në një ceremoni solemne në Prizren. John Harrison njihet si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pata nderin e veçantë të pres sot luftëtarin e dalluar britanik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison.

I shpreha mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e dhënë gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, duke qenë një luftëtar i paepur për çlirimin e Kosovës. E kam takuar Jonin në Londër në shkurt të këtij viti, ku shënuam 8 vjetorin e Pavarësisë si dhe pata kënaqësinë e veçantë që t’ia dorëzoj certifikatën e Veteranit Luftëtar të UÇK-së” kishte thënë Isa Mustafa dje pas takimit me Harrison./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme