Ismet Beqiri nis fushatën për kryetar të Prishtinës

Ismet Beqirit si duket i ka mbetur ëmbël karriga e te parit të Prishtinës. Kjo pasi ai sërish po synon të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se Ismet Beqiri tashmë ka filluar një fushatë të fshehtë në disa fshatëra të Komunës së Prishtinës ku po kërkon mbështetje e qytetarëve për tu bërë sërish kryetar i komunës me të madhe në Kosovë.

“Ismeti kohëve të fundit ka nis t’i vizitojë disa fshatra të Komunës së Prishtinës ku po kërkon voten e qytetarëve. Para disa ditësh ai ishte edhe në fshatin Trudë me ç’rast ka kërkuar nga fshatarët që ta mbështesin kandidaturën e tij për të parin e Prishtinës”, kanë treguar burime të ORAinfo.

Me fillimin e fushatës nëpër fshatëra, Ismet Beqiri si duket po tënton t’i bëj presion partisë që ta kandidojnë atë për kryetar të Prishtinës, komunë të cilën LDK-ja e kishte qeverisur që nga paslufta, por në zgjedhjet e fundit e humbi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kujtojmë që Ismet Beqiri ishte kryetar i Prishtinës gjatë periudhës 2002-2008. Gjatë qeverisjes së tij ai ishte akuzuar nga partitë opozitare se kishte lejuar degradimin e kryeqytetit duke lejuar ndërtimin e objekteve jashtë planit urbanistik.

Ndryshe, zgjedhjet lokale sipas ligjit parashihen të mbahen në pjesën e dytë të këtij viti. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme