Ismet Beqiri: U takuam me Delawien, s’mund ta votojmë Raportin e Bulliqit

Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se katër deputetë të partisë së tij janë takuar me ambasadorin amerikan Greg Delawie, pak më parë.

Beqiri, tha se grupi i tij parlamentar i ka shprehur shqetësimin ambasadorit lidhur me paqartësitë mbi projektligjin. Beqiri tha se LDK nuk mund ta votojë edhe Raportin e Shpejtim Bulliqit për demarkacionin, nëse vjen e bashkangjitur me marrëveshjen për demarkacionin të vitit 2015, shkruan Sakte.net.

“Jemi duke kontaktuar me grupet tjera parlamentare mbi atë se ne e kemi shfaqur si qëndrim. Delawies ia kemi shprehur qëndrimin tonë. Projektligji ka disa paqartësi ose kontradikta. Ka mbete të bisedohet dhe të shihet për sqarimin e saj. Ky nuk është kusht i LDK-së por vetëm kërkohet sqarim. Si LDK ne kemi një qëndrim, të votohet marrëveshja e 2015. Ne kemi thënë që ne e votojmë edhe deklaratën e presidentëve, por jo edhe Raportin e Bulliqit, sepse është kontradiktore”, tha Beqiri për Klan Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme