Ismet Hebibi i bashkohet partisë së re të Mimoza Kusarit

Sakte.net / 22 Shtator 2016 e Enjte / 17:11

Kohë më parë Ilir Deda ka bërë të ditur se së shpejti do të formojë një parti të re, mirëpo nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë pjesë e kësaj partie.

Portali Sakte.net ka mësuar nga burime të afërta me Ilir Dedën e Mimoza Kusarin  se në mesin e emrave të cilët pritet t’i bashkohen partisë së re do ta jenë edhe ish presidentja Atifete Jahjaga, deputetja Vjosa Osmani si dhe analistët Besa Luzha dhe Imer Mushkolaj.

Sot, përmes rrjetit të tijë social Facebook bashkimin me këtë subjekt të ri politik e ka bërë të ditur edhe ish kundërkandidati i Hashim Thaçit për president Dr.Ismet Hebibi. Madje, ky i fundit ka kerkuar një mandat 4 vjeqar me premtimin se nese nuk i fiton zgjedhjet do të lirojë postin e të parit të subjektit politik.

Postimi i plote:

Une pranoi te jem kryetar me mandat 4 vjeçare i kesaj partie te re.Nese nuk korrim fitore do te jap doreheqje pas mandatit te pare, dhe nuk kerkoi mandat te dyte. Nese kjo formulohet si rregull e pare per kryetarin- une pranoi te jem kryetari i pare. Partia pa kryetar(zot shtepie), shteti as ndermarrjet nuk funkcionojne!

Po ashtu të njëjtat burime kanë bërë të ditur se është e vërtetë që kësaj partie në tetor do t’i bashkohet edhe ish- presidentja Atifete Jahjaga. Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme