Lidhur me paraqitjen e kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin Click në Rtv 21, analisti Ismet Ramadani ka deklauar se sinqeriteti i liderit të Lëvizjes BESA Bilall Kasami është një karakteristikë njohëse e tij.
“Bilall Kasami është një politikan shumë i sinqertë që nuk ka ngarkesa me backgraundin e tij politik siç ndodh me shumicën e liderëve të tjerë politik të shqiptarëve të Maqedonisë”, është shprehur Ismet Ramadani.
Ndërsa analistët e tjerë janë shprehur se vlerë e shtuar e Lëvizjes BESA është shtrirja e saj horizontale edhe në vendimmarrjes në një parti politike, model ky që për herë të parë paraqitet në skenën politike në Maqedoni ku nuk identifikohet çdo gjë me individin, por me grupin, respektivisht Lëvizjen, gjë që ka qenë edhe qëllim i kësaj partie.
Ata kanë diskutuar edhe për platformën “Ridefinimi” që sipas tyre është një fillim i ri i një shteti ku shqiptarët do të jenë me të gjitha të drejtat e barabarta me maqedonasit. Sipas tyre, jo rastësisht Nikolla Gruevski përpiqet ta satanizojë Lëvizjen BESA./Sakte.net