Një rast i privimit të kundërligjshëm nga liria ka ndodhur të mërkurën në Istog.
Policia atje ka arrestuar një person, pasi i njëjti dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër, shtetase të Shqipërisë.
Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth katër orë, të njëjtën e kishte liruar.
“Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri