PZAP ka marrë vendim që Komuna e Istogut të shkojë në rivotim pas ankesave të paraqitura në këtë institucion nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK ka dërguar në PZAP ankesa pas numërimit të votave me postë në Istog.
Sipas kësaj partie, Gani Dreshaj i AAK-së arriti të marrë epërsinë në Istog me manipulime të shumta të votave përmes postës.