Një prej udhëheqësve të “Ndranghetës” i cili është në arrati prej vitit 2016 u arrestua në një zonë të largët të krahinës së Kalabrisë, ka publikuar sot policia italiane.
Guiseppe Pelle, 57 vjeç u kap gjatë natës në shtëpinë e vet në Condofuro, qytet i vogël afër malit Aspromonte, ka thënë policia shtetërore.
“Ky është arrestim veçanërisht i rëndësishëm sepse Pelle është një prej atyre të cilët kanë marrë vendime strategjike për “Ndraghetën”, ka thënë prokurori Gaetano Paci, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Pelle ishte dashur t’i kalojë dy vjet, pesë muaj dhe 20 ditë në burg për përkatësi në mafia dhe për tentim zhvatje, dhe morri edhe urdhër arrestin e dytë derisa ishte në arrati për shkak të veprave tjera me mafinë.
Policia e përshkruan si pjesëtar i rangut më të lartë të “Ndranghetës” nga San Luca.
Baza historike e organizatës është në Kalabri, por ka depërtuar nëpër gjithë botën, duke përfshirë Gjermaninë, Amerikën Veriore dhe Australinë.