Itali, avioni kalon pistën dhe ulet në rrugë

Një avion transporti mallrash doli nga pista në aeroportin Orial al Serio të Bergamos dhe përfundoi në një autostradë jashtë tij. Aeroporti në rajonin e Lombardisë u mbyll përkohësisht pas incidentit që ndodhi të premten, rreth orës 4 të mëngjesit.

Pamjet dramatike nga vendngjarja shfaqin avionin Boeing 737 të kompanisë DHL që ka ndaluar në mes të autostradës, duke e bllokuar plotësisht atë. Fatmirësisht nuk ka raporte për të lënduar në njerëz, por trafiku në autostradën e bllokuar u ndal plotësisht dhe autoritetet italiane devijuan lëvizjen në rrugë alternative.

Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, incidenti ndodhi gjatë motit të keq, por nuk dihet nëse shkaku është pikërisht ky. Për shkak të orës së herët, nuk kishte makina në autostradë, kështu që u shmang një tragjedi e vërtetë. Autoritetet thonë se nëse incidenti do të kishte ndodhur gjatë ditës, kur kjo rrugë është shumë e frekuentuar, situata mund të ishte shumë e ndryshme.

Policia italiane që ka nisur hetimet për rastin, tha se avioni që vinte nga Parisi nuk mundi të ndalej brenda pistës pë shkaqe që ende nuk dihen dhe vazhdoi duke çarë rrethimin e aeroportit dhe duke u ndaluar mbi rrugë.

Incidenti shkakoi vonesa në fluturime dhe disa avionë u detyruan të ulen në aeroporte të tjera, por tashmë situata është kthyer në normalitet.

/ Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme