Itali, vritet para shtëpisë emigranti shqiptar

Një emigrant shqiptar 49-vjeç është ekzekutuar në një atentat që i ishte ngritur rreth orës 06.30 të mëngjesit të sotëm, në Terni të Italisë në rrugën “Galvani” para shtëpisë ku banonte.

Sipas mediave italiane, banorët e zonës u zgjuan nga ulërimat e shqiptarit, i cili po grindej me një person dhe më pas u dëgjuan tre të shtëna arme.

Mësohet se shqiptari është qëlluar në bark.  Pavarësisht nga ndihma e shpejtë e banorëve të zonës, 49-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Gjithçka ndodhi teksa shqiptari po hipte në makinë për të shkuar në punë. Mediat italiane shkruajnë se viktima punonte si murator.

Disa fqinj të shtëpisë, e kujtojnë shqiptarin si një “punëtor të ndershëm”. Pas vrasjes agresori u largua me shpejtësi, ndërkohë që arma e krimit u gjet jo shumë larg vendit të ngjarjes, në një kosh plehrash

Nuk ka ende të dhëna mbi identitetin e viktimës dhe të autorit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme