Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e një ngarkese vaksine të Oxford, AstraZeneca për në Australi. Vendimi ishte për 250,000 doza të vaksinës së prodhuar në një strukturë të AstraZeneca në Itali.
Italia është vendi i parë i BE që përdor rregulloret e reja të bllokut duke lejuar që eksportet të ndalen nëse kompania që siguron vaksinat nuk ka përmbushur detyrimet e saj ndaj BE-së.
Australia tha se humbja e “një dërgese” nuk do të ndikonte keq në procesin e saj të vaksinimit.
AstraZeneca është në rrugën e duhur për të siguruar vetëm 40% të furnizimit të rënë dakord për vendet anëtare në tre muajt e parë të vitit. Ajo ka përmendur problemet e prodhimit për mungesën.
Në janar, atëherë Kryeministri italian Giuseppe Conte përshkroi vonesat në furnizimet e vaksinave nga AstraZeneca dhe Pfizer si “të papranueshme” dhe akuzoi kompanitë për shkeljen e kontratave të tyre.
BE është kritikuar gjerësisht për ritmin e ngadaltë të programit të saj të vaksinimit.
Sipas skemës së vaksinave të BE, e cila u krijua në qershor të vitit të kaluar, blloku ka negociuar blerjen e vaksinave në emër të vendeve anëtare.
Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar mbi lëvizjen italiane nga BE ose AstraZeneca.
Në luftën e ashpër të vaksinave, ky është një tregues force nga një prej peshave të rënda të Bashkimit Evropian.
Ky është ndalimi i parë i tillë sipas një skeme të re të BE në të cilën prodhuesit duhet të kërkojnë autorizim për eksport nga vendi në të cilin prodhohet vaksina.
Kryeministri i ri i Italisë Mario Draghi, një figurë me ndikim në Evropë si ish-Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, argumentoi në një video konferencë me udhëheqësit e BE-së se rregullat duhet të zbatohen me rigorozitet, i zemëruar për reduktimin nga AstraZeneca deri në 70% të dozave që ishin lidhur kontratë për t’u sjellë.
Z. Draghi ka dhënë përparësi në rritjen e programit të vaksinimit. Ai është qartë i vendosur të tregojë se vendi i tij – dhe BE – do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta bërë këtë.