Italia dëbon dy shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët dyshohen për terrorizëm

Italia ka dëbuar 4 shtetas të huaj të dyshuar për terrorizëm, dy prej tyre shqiptarë. Mes tyre janë një 37-vjeçar nga Kosova dhe një 39-vjeçar nga Maqedonia, ndërsa dy të tjerët janë një tunizian dhe një francez.

Këta persona mbaheshin prej kohësh nën vëzhgim për aktivitetin e tyre.

39-vjeçari nga Maqedonia, ishte i dënuar në Siena nën akuzën e dhunës në familje. Ai ishte i dyshuar se i përkiste një organizata paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.

37 -vjeçari nga Kosova, i cili ishte rezident në Bolonja ishte nën monitorim që prej vitit 2010, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të së ashtuquajturës Unioni i Shqiptarëve myslimanë në Itali.

Po ashtu mediat raportojnë se ishte ndaluar së fundi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme