Italia kërkon ekstradimin, Gjykata e Tiranës merr vendimin për Ekil Nerjaku dhe Ervis Detin

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për Akil Nerjaku alias Genti Nderjaku dhe Ervis Detin, për të cilët Italia ka kërkuar ekstradimin në kuadër të operacionit “Ura” ku u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikut të drogës drejt shtetit fqinj, që kishte bazën në Durrës.


Togat e zeza kanë vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

“Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve N. (alias E. N.)i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”,”- thuhet në vendim.

Ndërkohë u shpall e moskompetenca tokësore të Gjykatës Tiranë dhe u mor vendimi për dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Durrësit.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm TiranëDhoma Penale, sot më datë 22.05.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, në praninë e palëve ndërgjyqëse, kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për shtetasit: G. N. alias E. N. dhe E.D , kërkesën me objekt: “Për miratimin e arrestimit të përkohshëm për qëllime ekstradimi dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg.

Gjykata pasi administroi provat shkresore, shqyrtoi ato në tërësi, si dëgjoi konkluzionet përfundimtare

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata duke u bazuar në nenet 493 e vijues të  K.Pr.Penale

V E N D O S I:

  1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve N. (alias E. N.)i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”.
  2. Caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave në kërkim N. (alias E. N.) dhe E. D.
  3. Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
  4. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
  5. Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
  6. Kundra këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.            

U shpall në Tiranë, sot më datë 22.05.2025.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme