Në Itali, sot qytetarët po votojnë në zgjedhje të cilat po vlerësohen që mund ta drejtojnë vendin kah e djathta, në momentin kur Evropa po ballafaqohet me luftën në Ukrainë.
Për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, në Itali zgjedhjet mund ta bien në krye të qeverisë lideren e ekstremit të djathtë, shefen e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, transmeton Telegrafi.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit, kurse numërimi i votave do të fillojë menjëherë me mbylljen e këtyre qendrave të votimit – pra në ora 23:00.
Rezultat do të bëhen të ditura pjesërisht në orët e para të mëngjesit të së hënës.
E shpenzimet e mëdha të energjisë elektrike dhe ngritja e çmimeve të prodhimeve të shumta siç është buka, pushtimi rus në Ukrainë, ku janë bllokuar miliona tonë drithëra, kanë goditur shumë familje dhe kompani italiane.