Iu bëhen “kabul” lutjet Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit

Rrugëtimi politik i Behgjet Pacollit shpeshherë është kryqëzuar më atë të Hashim Thaçit. Bashkëqeverisja e AKR’së me PDK’në e kishte dëmtuar rëndë këtë parti e cila mezi arriti t’i sigurojë 4 deputetë në këtë mandat falë koalicionit me LDK.

Por, kjo i ka mjaftuar që Pacolli në këtë qeverisje të sigurojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndërsa po ashtu Behgjet Pacolli do të ketë edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Më i entuziazmuari lidhur me këtë marrëveshje është shfaqur presidenti aktual i Kosovës, ish kryeministri Hashim Thaçi, gjë që ka sjellë në vëmendje një fotografi ku ai bashkë me Pacollin luteshin me duar lartë. E, duket se të dyve lutjet për pushtet u janë pranuar./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme