Fituesi i lotarisë prej hiq më pak se 533 milionë dollarëve të muajit të kaluar, Mega Millionsjackpot, është një banor i New Jersey.
Fituesi, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, supozohet një njeri shumë më fat, pasi që ai është një person që u transferuar në këtë vend, vetëm vitin e kaluar.
Richard Wahl u prezantua të premten gjatë një konference shtypi në selinë e lotarisë.
Sipas CBS New York, Wahl planifikon të përdorë paratë për “të bërë shumë gjëra të mira”.
“Për ne, ne besojmë se Perëndia ka një plan”, tha Wahl. “Për ne, plani është të bëjmë shumë gjëra të mira. Do të punojmë me ekipin tonë financiar për të bërë gjëra (të mira) të ndodhin. Nuk është vetëm paraja që ndryshon jetën, por unë dua që ajo të ndryshojë jetën për të tjerët – familjen, miqtë, njerëzit në nevojë. Pra, ne do të përpiqemi të bëjmë disa gjëra të mira”.
Menaxheri 47-vjeçar i prodhimit në një ndërmarrje të shërbimeve ushqimore në veri të New Jersey mori opsionin e parave në vlerë prej 220.7 milionë dollarë, pas taksave.
Wahl bleu biletën e vetme fituese për çmimin e 30 marsit në një pikë karburanti. Ai thotë se nuk është një lojtar i rregullt i lotarisë dhe ka blerë biletat vetëm disa herë.