Iu gjetën në banesë armë, anti-plumb, dokumente false dhe vula, shqiptari përfundon në prangat e autoriteteve greke

Një 32-vjeçar nga Saranda është arrestuar pas një operacioni të policisë greke në Athinë. Operacioni u zhvillua pas dyshimeve se në një banesë ndodheshin sende të paligjshme.


Gjatë kontrolleve në banesën ku qëndronin Kostandin Nesturi, 32 vjeç nga Saranda, dhe greku Aleksandros Banin, 29 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi: 1 armë zjarri automatike me 9 fishekë, 1 jelek anti-plumb, 5 fishekë të tjerë, një çift targash false, një kartë identiteti greke false, 2 vula zyrtare, 4 vula biznesi, 3.6 gram kokainë, 27 gram marijuanë, 2 peshore, 16 grirës marijuane dhe 2 laptopë.

Policia greke po heton për arsyet se pse dy të dyshuarit mbanin në banesë armatim dhe dokumente false.

Kostandin Nesturi rezulton me precedentë penalë në Shqipëri. Në vitin 2014 është arrestuar në Sarandë për vjedhjen e 360 litrave naftë nga gjeneratori i një kompanie telefonike. Ndërsa në vitin 2023 është arrestuar sërish në Sarandë duke drejtuar një automjet tip “BMW” të dyshuar si të vjedhur në Spanjë. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet edhe një sasi lënde narkotike, marijuanë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme