Një i moshuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi iu përfshi banesa e tij në flakë e nuk arriti dot të dalë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu” të Vlorës, ku uniformat blu njoftuan se i moshuari nuk arriti t’i mbijetojë flakëve.
Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse dhe një ambulancë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.