IuteCredit zbulon shifrat: Kaq milionë euro kredi kanë marrë kosovarët aty

Rreth 9.3 milionë euro kredi raportohet se kanë marrë kosovarët në IuteCredit, përgjatë kohës sa ky intitucion mikrofinanciar operoi në Kosovë, duke marrë parasysh se Banka Qëndrore e Kosovës (BQK), javën e kaluar mori vendim që t’ia heqë licencën.


Sipas Dgap.de, IuteCredit ka konfirmuar se pavarësisht revoikimit të licencës, kjo nuk pritet që të ketë ndonjë ndikim të keq në përformancën e këtij Grupi, që e kishte gjatë gjithë vitit 2019.

“Në Kosovë kemi një libër të vogël të kredive, që arrinë shifrën deri në 9.3 milionë euro, respektivisht 12.4% të kredive të lëshuara nga Grupi ynë. Kjo nuk pritet të ndikojë në përformancën që ne kishim gjatë vitit”, kanë thënë nga kjo kompani.

Ndërkaq, tutje thuhet se për të mbrojtur punëtorët, partnerët dhe investitorët, ndaj kësaj ‘heqje të licencës që ishte e papritur’, Bordi i Menaxhmentit ka vendosur që të bashkëpunojë me një firm të ligjir komercial, e cila do t’u ndihmojë që të bashkëpunojnë me autoritet në Kosovë.

Tarmo Sild në anën tjetër, që është Drejtor Ekzekutiv i IuteCredit Europe, ka thënë se janë të lumtur që pavarësisht kësaj që ndodhi, nuk kanë humbur invesitorët, përcjell Gazeta Metro.

“Jemi të lumtur që disa investitorë kanë shprehur vetbesimin dhe mbështetjen e tyre që të na ndihmojnë deri sa të kalojë kjo situatë dhe të bëhet e menaxhueshme. Duhet të thuhet , se mungesa e legjislacionit në efektin e ratave të interesit dhe mënyra se si ofrohet një kredi është më e vështieë në një ekonomi që po zhvillohet”, tha ai.

Kujtojmë se Guvernatori i BQK’së, Fehmi Mehmeti, ditë më parë në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se ky vendim është marrë pasi që dy institucionet kanë devijuar nga plani i të tyre të biznesit për të operuar në Kosovë.

“Ato i kanë sjellë diçka tjetër tregut nga çka kanë premtuar. Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit në kredi që kanë rezultuar të jenë shumëfishë më të larta sesa që ato janë paraparë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket personave që kanë kredi në këto insituticione mikrofinanciare, Mehmeti konfirmoi se paratë do t’i kthejnë te likuidatori, por jo me kamatën e njëjtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme