Ivan Xholev nga sot do të jetë gjyqtari i ri i Apelit në Shkup

Kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivan Xholev, nga sot do të jetë gjyqtari i ri i Apelit në Shkup, pasi Këshilli Gjyqësor e zgjodhi në këtë pozicion së bashku me disa gjyqtarë të tjerë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor vendosi që përveç Xholevit, gjyqtarë të ri që do të veprojnë në fushën penale në Apelin e Shkupit do të jenë gjyqtarët Marija Kletniçka Markovska, Olja Ristova, si dhe Betim Jahja nga Gjykata Themelore në Tetovë. Në seancën e sotme, gjyqtarja Cvetanka Siljanovska-Kostadinovska, e cila është bashkëshortja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, është avancuar nga gjyqtare e gjykatës civile në gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Përveç kësaj, Këshilli sot zgjodhi gjashtë gjyqtarë të ri nga fusha civile për Gjykatën e Apelit të Shkupit. Këshilli zgjodhi gjithashtu gjyqtarin Haxho Tariq si kryetar të ri të Gjykatës Themelore në Krushevë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme