Ivanka Trump kërkon të shkojë te inaugurimi i Joe Biden?

Ivanka Trump ka në plan që të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden më 20 janar.

Kështu raporton gazeta Daily Mail, referuar një burimi në Shtëpinë e Bardhë.

Por kjo dëshirë e saj bie në kundërshtim me deklaratën e babait të saj, Donald Trump, i cili ka thënë se nuk do të jetë në ceremoni.

Burimi tha se Ivanka Trump është e shqetësuar për karrierën e saj politike premtuese, e cila mund të marrë një goditje nëse ajo ndjek gjurmët e babait.

Vendimi i Ivankas e ka zemëruar Trump, tha burimi. Ai ka thënë se kjo do të ishte një fyerje për të.

“Ky do të jetë vendimi më i keq që ke marrë ndonjëherë,” raportohet t’i ketë thënë Trump.

Më herët ishte raportuar se Ivanka Trump ka ndikuar që babai i saj të ulë tonet pas trazirave në Uashington.

Në pritje të inaugurimit të Biden, autoritetet në SHBA druhen se mund të ketë trazira të armatosura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme