Jo vetëm që është shtëpi e ambasadës kineze, serbe e të Arabisë Saudite, por është gjithashtu vendi ku ambasadorët e Francës dhe Meksikës kanë rezidencat e tyre private.
Gjatë administratës së George W. Bush, sekretari i tij Donald Rumsfeld jetonte aty.
Tanimë, zona ekskluzive po përgatitet për banorë edhe më të famshëm: ish-Presidentin Barack Obama dhe ish-Zonjën e Parë, Michelle; dhe vajzën e Presidentit të ri, Donald Trump, Ivanka Trump, me bashkëshortin e saj, Jared Kushner.
Ish çifti i parë, vajza e parë e dhëndri i parë, do jetojnë vetëm disa oborre larg njëri tjetrit.
“Nuk mendoj se është çudi që Ivanka do të zhvendoset këtu. Është plot me ambasadorë e politikanë,” tha Bheeshm Chaudhary, një banor i zonës, përcjell TCH.
Në fillim të këtij muaji, u konfirmua që Znj. Trump dhe bashkëshorti i saj blenë një shtëpi të madhe në qoshe të Tracy Place për 5.5 milionë dollarë. Vitin e kaluar, u raportua që Obamat blenë një shtëpi për 6.35 milionë dollarë pranë rrugës Belmont.