Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ka dekoruar Agjencinë për Kundërzbulim në 20 vjetorin e ekzistimit të këtij institucioni.
”E dekorojmë me medalje Agjencinë për kundërzbulim pasi deri tani na kanë informuar para kohe dhe na kanë paralajmëruar me vlerësime të sakta për ngjarjet dhe për rreziqet që i kanosen shtetit.” tha mes tjerash Ivanov.
Ivanov gjithashtu ka treguar se kjo agjenci shtetërore ka shpëtuar shtetin nga rreziqe të shumta për 20 vite ekzistim, jubileun që sot e kanë festuar.