Ivanov pas takimit me Tuskun: Nuk lëvizi nga qëndrimet e mia

Presidenti Ivanov ka falënderuar Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në lidhje me ndihmën e  dhënë Maqedonisë për të përballur me krizën e migrantëve.

“Në takimin tonë ka dominuar tema e migrantëve,  si dhe kriza politike pas zgjedhjeve të 2016-tës. Kemi përsëritur se Maqedoni është një vend tranzite për migrantët”, ka thënë Ivanov, duke shtuar se Maqedoni si tani edhe në të ardhmen do të ruaj kufijtë e saj, por edhe kufijtë e Evropës.

“Porosia e jona është e qartë, na ndihmoni që t’ju ndihmojmë. Duke ndihmuar Maqedoninë ju e ndihmonin vete”, tha Ivanov.

Në lidhje me krizën aktuale Ivanov tha se e ka informuar në lidhje me autorizimet e tij që ja jep Kushtetuta.

“Edhe njëherë të përsëris,  qëndrimi im nuk ndryshon. Pengesat legale dhe kushtetuese duhet të tërhiqen. Masat e mia janë preventive. Qeveria e re nuk duhet të pranohet nga gjithë palët. Një Qeveri e kushtëzuar është jo stabile dhe me konsekuenca negative. Liderët politik duhet të implementojnë rekomandimet dhe jo Platforma që janë krijuar në shtete të huaja”, tha Ivanov raporton SHENJA.

Ai tha se me përzierjen nga jashtë po manipulohet qytetarët me çështje që janë jashtë Kushtetutës.

“Si shtet duhet të fokusohemi në realizmin e reformave për BE-në. Kjo do të ishte mundësia për të dalë nga kriza”, tha Ivanov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme