Ivanova: Përpjekje pozitive për agjendën e BE-së

Komisionerja Evropiane për arsim dhe inovacione Iliana Ivanova theksoi nevojën e zbatimit të strategjive në kuadër të Agjendës së Bashkimit Evropian në mënyrë që vendi t’iu afrohet standardeve evropiane. Në takimin ministror që mbahet në Shkup marrin pjesë edhe ministra nga rajoni, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit.

“Që nga takimi ynë i fundit i mbajtur në Tiranë në vitin 2022, ne kemi arritur shumë hapa kyç, për të cilët duhet të jemi krenarë. Këtu mund të përmend bashkëpunimin tonë të frytshëm për programin “Erasmus Plus”, i cili është kyç në rrugën drejt anëtarësimit në BE.E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj në zbatimin e suksesshëm të këtyre strategjive. Ne kemi bashkuar të gjitha përpjekjet e përbashkëta për axhendën e Ballkanit Perëndimor për inovacionin, kërkimin, kulturën, rininë dhe sportin, në mënyrë që të përshpejtojmë integrimin e ekonomive tuaja në BE”, tha Iliana Ivanova, Komisionere Evropiane për inovacion, kërkim, arsim, kulturë, rini dhe sport.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme