Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq tha se pret që Lista Serbe të mbështet koalicionin PANA, kandidat i të cilit për kryeministër është Ramush Haradinaj.
Ai për të përditshmen serbe “Danas” deklaroi se Lista Serbe ka bërë disa gabime në mesin e të cilave është edhe moszhvillimi i diskutimeve rreth mënyrës se si Qeveria e ardhshme e Kosovës do t`i trajtojë serbët, por ka pritur për një marrëveshje në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e re, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli, transmeton Klan Kosova.
Kadri Veseli të enjten u rizgjodh në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai mori edhe mbështetjen e Listës Serbe me ç`rast nënkryetar i parlamentit nga radhët e saj u zgjodh Slavko Simiq.