Lule dhe qirinj për Oliver Ivanoviçin. Pa shumë fjalime dhe pa ceremoni shtetërore është varrosur lideri i serbëve të Mitrovicës. Homazhe kanë bërë edhe politikanët, nga kryeministrja Ana Brnabiq dhe përfaqësues të tjerë të politikës.
Mijëra njerëz kanë ndjekur liturgjinë e shërbyer nga peshkopi Teodosije nga Kosova. Presidenti Aleksandër Vuçiç, homazhe do të bëja gjatë vizitës në Kosovë.
Familjarët nuk kanë folur, por thonë se në Kosovë nuk do të kthehen. Pakënaqësia duket e madhe edhe në varrim dhe në emër të familjes porositë kanë ardhur nga mikja e Ivanoviq.
Tanja Petroviq, mike e familjes Ivanoviq: Mos ki frikë Oliver sepse atje ku je nisur ti, ka Zot, atje ka besim dhe të vërtetë, për të cilët ke luftuar dhe vdekur. Vdekja jote na ka bashkuar dhe e vërteta tashmë ka filluar.
Qytetarët shprehin dyshim se vrasësit do të gjenden. Nuk fajësojnë shqiptarët, por kërkojnë drejtësi.
“Është tragjike vërtet, të vritet një njeri i tillë. Nuk besoj se do të gjenden vrasësit, por ndihem keq”- thotë një qytetare.
“Me shqiptarët duhet të bashkëjetojmë dhe bashkëjetesa do të ekzistojë. Ne duam fajtorin dhe ai duhet kërkuar tek ata që e arrestuan dhe e shënjuan si viktimë duke e lënë të lirë të vrisnin”- thotë një tjetër.
Vrasja e Ivanoviqit është konsideruar atentat politik dhe kthesë në politikën e Ballkanit./abcnews.al