Ivanovska: Kovaçevski të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin për fëmijët e tij në Uashington

Kreu i anktikorrupsionit, Biljana Ivanovska sot në përgjigje të pyetjes nëse ekziston dyshim për korrupsion, kur kihet parasysh se kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka marrë fëmijët e tij në takim pune në Uashington, u shpreh e prerë se ai duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin për fëmijët e tij.

“Kryeministri Kovaçevski duhet të tregojë se kush e ka paguar udhëtimin, pasi kështu lë përshtypje të keqe, perceptim i keq krijohet nëse babai është funksionar, e mundet tërë familjen ta marrë në udhëtim. Nuk është rasti i vetëm, për fat të keq ky perceptim duhet të ndryshojë. Kjo do të ndryshojë me gjendjen faktike. Le të shkojë, le të udhëtojë, por le të tregojë se kush e mbulon këtë”, tha Ivanovska.

Për atë nëse do të hapin lëndë për këtë rast, ajo tha se vendimin do ta marrin sot në mbledhje dhe më pas do ta njoftojnë dhe opinionin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme