Ixhet Memeti viziton Çavkovin në burg

Ekipi i Avokatit të Popullit ka vizituar ish-drejtorin e Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, i cili po qëndron në paraburgim në burgun e Shutkës.

Kjo vizitë është bërë pas ankesës së familjes Çavkov, e cila ishte e brengosur për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e Mitko Çavkovit në burg. Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, thotë se ekipi i tij, në bashkëpunim me mjekët, ka konstatuar se i paraburgosuri e ka ndërpretë grevën e urisë por dhe se ka nevojë për trajtimin të veçantë për shëndetin e tij.

“Ekipi i Avokatit të Popullit, ka vizituar burgun, ku ai ndodhet dhe vuan masën e paraburgimit. Ka biseduar me të, ka kqyrur kushtet, ka biseduar me udhëheqësinë e burgut dhe ka konstatuar se ai ka ndërprerë grevën e urisë, ka konstatuar se gjendja shëndetësore kërkon trajtim ashtu siç e kanë përshkruar edhe mjekët, ka rënë dakord me udhëheqësinë e burgut që familja për hir të specifikës, çdo ditë t’i çojë ushqim dhe kjo realizohet pa kurrëfar problemi”, u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme