Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami do të jenë bashkëkryetarë të ardhshëm të partisë VLEN

Izet Mexhiti në Alsat edhe zyrtarisht konfirmoi se së bashku me Bilall Kasamin do të jenë kryetarët e ardhshëm të partisë VLEN. Postet e nënkryetarit do t’u takojnë Aleancës për Shqiptarët dhe Vetëvendosjes, ndërsa sekretari i përgjithshëm do të jetë nga partia Alternativa. Vendimmarrja në partinë e re që para ca ditësh u finalizua në Kosovë, sipas Mexhitit do të bazohet në parimin e konsensualitetit.

“Jemi dakorduar rreth ideologjisë së VLEN-it, pra që do të jetë më tepër qendër e djathtë, pra është risi në skenën politike. E dyta është përzgjedhur modeli i lidershipit që është poashtu një risi, është një lloj ndryshimi, karakteristike e VLEN-it është dialogu dhe jo vendimet autokratike apo gjithçka të varet nga një person, nga një lider. E keni parasysh edhe pse është modeli i bashkëkryetarëve, prapë brenda kryesisë së ngushtë do të vendoset me konsensus ose në rast se ka ndonjë dilemë ose dallime, atëherë duhet të shkohet me shumicë absolute 4 me 1, ose dy të tretat e Kuvendit”, deklaroi Izet Mexhiti.

Sa i përket ndarjes së pushtetit brenda VLEN-it sipas formulës 5 parti nga 20%, Mexhiti theksoi se kjo do të jetë e përkohshme.

Tash e tutje gjithë do të jemi VLEN. Pra, më tepër do të jenë kriteret në komisionin kadrovik, kualitativ, përgatitja arsimore, përgatitja profesionale dhe më pak e rëndësishme është se kush nga vjen pasi tash e tutje gjithë do të jemi VLEN”. Besoj se do të keni një ndarje, nuk do të jetë figurat e njërës apo tjetrës?  “Derisa të shkrihet mirë ato vijat, mendoj se do të ketë, mirëpo intenca është ato vija të shkrihen dhe të jetë VLEN-i një”, shtoi Mexhiti.

Lidhur kritikat e fundit të ministrit Fatmir Limanit dhe përplasjet e zëvendëskryeministrit Arben Fetai me partinë e tij ASH, Mexhiti tha se që të dy janë themelues dhe vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme