Izet Mexhiti i jep ultimatum Ali Ahmetit: Nëse nuk i largon Osmanin dhe Grubin BDI do ketë pasoja?!

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, një kohë të gjatë po vazhdon betejën e tij brendapartiake karshi kryetarit Ali Ahmeti.

Kjo betejë e Mexhitit, siç duket ka marr përmasa të tjera “kërcënuese”, ku gjatë kësaj jave ka pasur edhe disa mesazhe në distancë mes Ali Ahmetit dhe Izet Mexhitit.

Sipas të njëjtit burim brenda BDI-së nga krahu i zjarrit që udhëhiqet nga Mexhiti, marrim vesh se ky i fundit i ka dhënë ultimatum dhe afat kohor kryetarit Ahmeti, që urgjentisht t’i largon nga gkitha funksionet qeveritare dhe partiake, zv. kryeministrin Artan Grubi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Mediat shkruajnë se Mexhiti në ”mesazhin” e fundit supozohet t’i ketë thënë Ahmetit “nëse deri më 15 qershor nuk e largon nga partia Bujarin dhe Artanin, atëherë pasojat do t’i përjetoni në zgjedhjet lokale. Ashtu siç nipi jot Fatmir Limani do të kandidojë si i pavarur për Kërçovën, edhe Visar Ganiu do të jetë kandidat i pavarur për Çairin, po edhe për komunën e Sarajit, Blerim Bexheti do të del i pavarur dhe jo si kandidat i BDI-së”.

Këto deklarime nuk i kemi konfirmuar nga asnjëra palë, megjithkëtë burimet në BDI thonë se janë reale.

Ndryshe, nëse deri më datën 15 qershor, Ali Ahmeti nuk i zbaton fjalët e grupit të Izet Mexhitit, atëherë gjasat do të jetë shumë të mëdha që BDI do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë  zgjedhjet lokale në Çair, Saraj, Kërçovë dhe Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme