Nga Kim Mehmeti
Izraeli është përgjegjës për “një nga gjenocidet më mizore në historinë moderne”, ka thënë raportuesja speciale e OKB-së për territorin e pushtuar palestinez, Francesca Albanese.
Sipas saj shifrat zyrtare numërojnë mbi 200.000 palestinezë të vrarë ose të plagosur dhe i ashtuquajturi Fondacion Humanitar i Gazës, është mekanizëm i ri i projektuar për të vrarë ose për të detyruar të ikë një popullsi e uritur, e bombarduar dhe e dobësuar.
Albanese ka folur edhe për fitimet ekonomike të arritura gjatë kësaj lufte, duke vënë në dukje se në 20 muajt e fundit, kompanitë e armëve kanë korrur fitime pothuajse rekord duke furnizuar Izraelin me armë për të bombarduar Gazën.
Po Albanese i tha ato që i heshtnin të gjithë Perëndimorët të cilët ia dhanë mbështetjen dhe kohën e duhur Izraelit për ta realizuar këtë gjenocid.
Pra ajo i tha të vërtetat që i heshtin edhe burrështetasit dhe intelaktualët tanë që asnjlherë nuk u skuqën përderisa e mbështetnin Izraelin dhe të ‘drejtën’ e tij për t’u ‘mbrojtur’ duke shfarosur fëmijë e nëna palestineze.
Politikanët dhe intelektualët shqiptarë nuk skuqen as sot kur shihet qartë se gjenocidin në Gazë e ndihmoi edhe heshtja e atyre që shtireshin se nuk e shohin si Izraeli palestinezëve ua vret të ardhmen – fëmijët! (KKim Mehmeti/sakte.net