Izraeli i kënaqur që Kosova dhe Palestina nuk u anëtarësuan në INTERP

Interpoli tha në një deklaratë të martën se ka emërtuar një këshilltar që do të ngarkohet për të bërë rekomandimet për anëtarësimet e ardhshme, të cilat do të paraqiten në asamblenë e përgjithshme të Interpolit në vitin e ardhshëm që do të mbahet në Pekin, shkruan apnews.com, transmeton lajmi.net

“Të gjitha aplikimet aktuale për anëtarsim, duke përfshirë Kosovën, Palestinën dhe Ishujt Solomon janë refuzuar”, thotë Interpol.

Në një deklaratë të përbashkët të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme Izraelite, Izraeli akuzon palestinezët për politizim në Interpol duke thënë se shteti palestinez ka “bërë një përpjekje intesive globale për të penguar nismën palestineze gjatë javëve të fundit. ”