Izraeli kreu 12 sulme ajrore në jug të Bejrutit, kryeqyteti i Libanit, transmeton Anadolu.
Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA raportoi se lagjja Amirkan në jug të Bejrutit ishte objektiv i një sulmi ajror izraelit dhe lagjja Haret Hreik ishte objektiv i dy sulmeve ajrore izraelite.
Sulmet erdhën pas paralajmërimeve të zëdhënësit të ushtrisë Izraelite, Avichay Adraee për evakuim nga llogaria e tij në X. Pas këtyre sulmeve, Adraee lëshoi paralajmërim të ri evakuimi për 3 ndërtesa në jug të Bejrutit.
Pas këtij paralajmërimi për evakuimi, Izraeli kreu 3 sulme të tjera ajrore në lagjet Burj al-Barajine dhe Hades.
Mediat lokale raportuan se përveç sulmeve të njëpasnjëshme në lagjet Haret Hreik, Burj al-Barajine dhe Hades, Izraeli shënjestroi disa zona pa paralajmërim dhe kreu gjithsej 12 sulme ajrore në Bejrut.