Izraeli kreu sulm në jug të Libanit, vriten 7 persona

Në sulmin ajror që ushtria izraelite kreu në jug të Libanit, 7 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, burimet e Autoritetit të Mbrojtjes Civile në Liban theksuan se avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror në Qendrën e Shoqatës së Ambulancës Libaneze të lidhur me Jamaat al-Islamiyah në qytetin Al-Habbariye në jug të vendit.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, në sulm kanë humbur jetën 7 persona nga ekipi i ndihmës së urgjencës ndërsa janë plagosur 4 të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme