Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë sot kryen sulme ajrore ndaj pozicioneve të grupit palestinez të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në përgjigje të balonave të zjarrit të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit sot, avionët luftarakë IDF goditën një vend të prodhimit të armëve që përdoret për të hulumtuar dhe zhvilluar armë që i përkasin Hamasit”, thanë forcat izraelite të mbrojtjes në Twitter.

Hamas ende nuk është prononcuar lidhur me sulmet ajrore.

Nga 10-21 maj, Izraeli ndërmori sulme ajrore në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 289 palestinezë dhe duke plagosur mijëra të tjerë, ndërsa fraksionet palestineze u përgjigjën duke hedhur raketa drejt qyteteve izraelite.

E gjithë kjo erdhi në sfondin e një vendimi të gjykatës izraelite për të dëbuar familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar.

Trembëdhjetë izraelitë u vranë nga raketat palestineze të lëshuara nga Rripi i Gazës.

Dhuna përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti që hyri në fuqi më 21 maj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme