Izraeli kufizon hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa për të premten e tretë radhazi të Ramazanit

Për të premten e tretë radhazi gjatë Ramazanit, autoritetet izraelite vazhduan të vendosin kufizime në hyrjen e palestinezëve në Kuds për t’u falur në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht se kishin marrë leje, raporton Anadolu.

Forcat izraelite në pikën e kontrollit Qalandiya në veri të Kudsit inspektuan letërnjoftimet dhe lejet e për falje. Dhjetëra palestinezë, pavarësisht se kishin lejet e nevojshme, thuhet se u bllokuan të hynin në Kuds.

Ibrahim Awad, nga qyteti Al-Yamon në veri të Bregut Perëndimor, tha për Anadolu: “Arrita në pikën e kontrollit dhe pasi kontrolluan letërnjoftimin tim, m’u refuzua hyrja pa asnjë arsye”.

“Pasi u largova, mora një mesazh në telefonin tim ku thuhej se më ndaluan të hyja në Kuds për shkak të ‘nxitjes’ në mediat sociale”, tha Awad.

Ai mohoi akuzat, duke pohuar se ka shprehur vetëm simpati për viktimat, duke shtuar: “Okupimi i shtyp zërat. Ata as nuk duan që ne të solidarizohemi me viktimat dhe nuk duan që ne të shkojmë në Kuds”.

Ismail Abdullah, 67-vjeç, u shpreh i zhgënjyer pasi iu refuzua hyrja pavarësisht se kishte marrë leje.

“Nuk kam parë kurrë një situatë si kjo. Është një situatë e tmerrshme…Çfarë mund të themi? Izraelitët nuk duan askënd në Palestinë, as në Kuds, askund tjetër”, tha ai.

Një tjetër i moshuar, Sadiq Mohammed, nga fshati Beit Ur al-Tahta në Ramallah, tha: “Në moshën time, ata ende më mohojnë hyrjen në Kuds dhe të falem në Al-Aksa, duke pretenduar se nuk kam leje për lutje”.

“Në këtë moshë, çfarë leje presin që unë të falem në Al-Aksa?”, pyeti ai.

Më 6 mars, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi kufizime më të rrepta për aksesin e besimtarëve palestinezë në Xhaminë Al-Aksa të premteve gjatë Muajit të Ramazanit.

Sipas kufizimeve të reja, vetëm burrat mbi 55-vjeç, gratë mbi 50-vjeç dhe fëmijët nën 12-vjeç do të lejohen të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa.

Megjithatë, qasja kushtëzohet nga marrja e një lejeje paraprake sigurie dhe duke iu nënshtruar kontrolleve të plota të sigurisë në pikat e caktuara të kontrollit.

Vendimi përkon me inkursionet e vazhdueshme ditore nga qindra kolonë të paligjshëm izraelitë në Xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit, së bashku me kufizimet në rritje për palestinezët që udhëtojnë nga Bregu Perëndimor.

Që nga shpërthimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023, autoritetet izraelite kanë vendosur masa të rrepta që kufizojnë aksesin e palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Kudsin Lindor.

Palestinezët i konsiderojnë këto kufizime si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Izraelit për të judaizuar Kudsin Lindor, përfshirë Xhaminë Al-Aksa dhe për të fshirë identitetin e tij arab dhe islam.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme