Ushtria izraelite ka lëshuar fletushka nga qielli mbi qytetin e Gazës. Fletushkat paralajmërojnë banorët që të ikin “menjëherë” në jug të Gazës.
Izraeli ka thënë se po përgatitet për një ofensivë tokësore për ta sulmuar Hamasin, raportoi BBC.
Ushtria izraelite i ka thënë OKB-së se të gjithë që jetojnë në veri të Gazës duhet të zhvendosen në Gazën jugore në 24 orët e ardhshme.
OKB-ja ka thënë se kjo arrin në rreth 1.1 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë së të gjithë Rripit të Gazës.